Jep dorëheqje zyrtari ligjor i vetëm i Agjencisë së Akreditimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Zyrtari i vetëm i Agjencisë së Akreditimit Elmi Kelemdni ka dhënë dorëheqje. Ka thënë se është larguar për shkak të problemeve shëndetësore. Mirëpo, në këtë agjenci, vazhdon të mbetet i pazgjidhur një problem mes Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Komisionit të Ankesave. Këta të fundit jashtëligjshëm kishin rrëzuar vendimet e KSCHC’së. Rasti ka kaluar te organet e hetuesisë.

Elmi Klemendi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zyrtarit ligjor në Agjencinë e Akreditimit institucion ky që merret me licencimin e gjithë universiteteve publike e private.

Me largimin e tij, Agjencia ka mbetur pa asnjë zyrtar ligjor. Rrjedhimisht, asnjë vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë s’mund të hartohet derisa të mos bëhet plotësimi i këtij vendi të punës.

Zyrtari i dorëhequr ka thënë për Gazetën Express se është larguar nga Agjencia për shkaqe shëndetësore. Ka refuzuar të pranojë se ndonjë problem tjetër e ka detyruar të largohet nga institucioni që akrediton dhe mbikëqyrë arsimin e lartë privat dhe publik në Kosovë.

“A është shumë me rëndësi a? Unë kam problem që 9 vjet me shëndetin, i kam tri operacione edhe me e kam shty me zor këto vjet. I kam tri operacione deri tash, i kam 100  telashe shëndetësore. Arsye personale shëndetësore, unë mezi kam nejt me orar të punës prej telasheve. Jo s’kam lidhje me asnjë raport, por vetëm për shkaqe të mia shëndetësore dhe të prindërve që i kam me operacione gati çdo vjet”, ka thënë Kelmendi, të shtunën, për Gazetën Express.

Ministria e Arsimit pritet të nisë procedurat për zëvendësimin e këtij zyrtari.

Burime të Express kanë thënë se dorëheqja e tij ka ardhur edhe pasi i njëjti i kishte dhënë të drejtë Komisionit të Ankesave për t’i rrëzuar vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ndërkohë me Komisionin e Ankesave janë duke u marrë edhe organet e hetuesisë.

Burime të Express kanë thënë se janë duke u analizuar vendimet e Komisionit të Ankesave që ka vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ dhe rregullat e Agjencisë së Akeditimit. I njëjti Komision kishte marrë disa vendime duke i rrëzuar vendimet e KSHC’së për akreditimin e disa institucioneve private.

Komisionin e Ankesave bazuar në rregullore e themelon Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, i cili është edhe pjesë pa të drejtë vote e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Rrjedhimisht, Komisioni i Ankesave ligjërisht s’ka mundur t’i rrëzojë vendimet e një organi më të lartë përpos t’i rekomandojë edhe një herë KSHC’së t’i rishqyrtojë eventualisht vendimet e marra.

Ditë ma parë nga Agjencia e Akreditimit ka dhënë dorëheqje edhe Xhavit Rexhaj, i cili kishte thurur elozhe LDK’së, duke thënë se kjo parti është më e mirë në Ballkan.

Rexhaj e kishte pranuar se është larguar për shkak të kësaj deklarate dhe për shkak të problemeve tjera në AKA.

Agjencia e Akreditimit u përfshi në një skandal vitin e kaluar kur vendosi të mos i akreditojë shumë programe në universitetet publike, duke mos pasur bazë ligjore. Më vonë ishin tërhequr nga vendimet por askush s’ka dhënë përgjegjësi për këto vendime kontradiktore./Gazeta Express

Jep dorëheqje zyrtari ligjor i vetëm i Agjencisë së Akreditimit

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...