Jahjaga: Nder dhe privilegj ta mirëpres ish-presidentin Clinton

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë pritur në aeroportin e Prishtinës, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, përcjellë Indeksonline.

Këtë mirëpritje, Jahjaga e ka cilësuar nder e privilegj, derisa ka vlerësuar kontributin e Presidentit Clinton për përfundimin e luftës në Kosovë.

Image may contain: 1 person, standing and wedding

“Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë”.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and outdoor

“Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin. Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është symbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën!. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. /Indeksonline/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...