Ja si festohet 28 nëntori në Lipjan

PUBLIKUAR

10353093_882856191726194_2903391319004850598_n

28 nëntor 2014- Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nderë të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtarë dhe 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizoi koncert festiv.

Përveç shumë aktivitete të organizuara për nderë të festave të nëntorit, sot në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani” në Lipjan, është mbajtur një koncert artistik dhe kulturor.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar të pranishmit , me rastin e festave të nëntorit.

“ Urime 102 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, dita e flamurit, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari” është shprehur kryetari Ahmeti, duke shtuar se kjo ditë shënon në historinë e popullit shqiptar rilindje.
Po ashtu, ai ka theksuar se heronjtë dhe dëshmorët janë simbol i vetë lirisë.

10403064_882856731726140_4411909412928973713_n

Ndërkaq, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Lipjanit, u shfaq një program i pasur kulturor e artistik.
Ansambli i shoqërive kulturore artistike të komunës së Lipjanit- AKV- Lipjani, si dhe nxënësit e shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Vëllezërit Frashëri” dhe nxënësit e shkollës “Ismail Luma” në Lipjan, me paraqitjen e tyre, shfaqen program jashtëzakonisht të pasur.

Pas pjesës së dytë të programit, kryetari Ahmeti, ndau mirënjohje për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, AKV -Lipjani,për paraqitjen e tyre.

Ndërsa në fund, përformuan edhe këngëtarë nga estrada kosovare, grupi “ Ilirët” dhe këngëtarja Ganimete Abazi.

10432124_882856518392828_8212731106609186471_n

SHIKO MË SHUMË

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...

Zjarr në fshatin Kojsk të Lipjanit, lëndohen dy persona

Një zjarr ka shpërthyer gjatë ditës së diel në fshatin Kojsk të Lipjanit, ku...