Zëdhënësi i komunës së Lipjanit, Alban Nuredini, për Portalin LipjaniNews ka reaguar ndaj deklaratës së Bekim Krasniqit, në lidhje me mospublikimin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa.
Nuredini tha se, gjitha njoftimet janë publike për qytetarët dhe të interesuarit të tjerë.
“ Njoftimet gjitha janë publike dhe të hapura, mirëpo ka dy ditë që jemi njoftuar nga MAPL se ueb-faqet zyrtare nuk do të jenë funksionale për disa ditë, kjo për arsye sepse janë duke u bë ndryshime nëpër gjitha ueb-faqet zyrtare të komunave, andaj nuk na është mundësuar publikimi”.


