Intervistë me protagonisten e serialit “Stinë Dashurie”, Mimozën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

10001452_10153912212545004_175861397_n

Jemi në prag të fillimit të sezonit të dytë të serialit vendor”Stinë Dashurie”. Kemi realizuar një intervistë me aktoren Albulena Kryeziu, e cila mban rolin e Mimozës, një  vajzë që dashuron Albanin. Lexojeni se çka kanë të përbashkëta Albulena dhe Mimoza, si do jetë përfundimi i serialit, fillet e karrierës së saj etj. Vlen të ceket se Albulena ka udhëhequr disa edicione të festivalit Lyra Fest, ka qenë pjesë e serialit: “O Sa Mirë”, në sezonin e parë si dhe pjesë e disa videoklipeve.

  1. Elvana Gjata – Nuk Janë Më
  2. Vali Kuçi – Arsye S’Kam
  3. Blero – Fiksimi Im
  4. Edona Reshitaj – Asgjë Nuk Ndryshojmë

I307391_10150772686020004_485223_n

862184_10152649538930004_1959971991_n

1477634_10153523359240004_974301925_n

988376_10153512131380004_513488684_n

 

                                            Intervistoi: Albina Zeneli, LipjaniNews

LipjaniNews: E dimë që e ke rolin kryesor në serial vendor “ Stinë dashurie”, sa jeni e kënaqur me këtë rol?

Albulena Kryeziu: Është kënaqësi e veçantë që ky rol më ka takuar mua, por sa jam e kënaqur unë me punën time është pak e vështirë të thuhet. Gjithmonë mundohem ta jap më të mirën nga vetja por prapë se prapë lë hapësirë për vetëkritikë.

Untitled

LipjaniNews: Albulena dhe Mimoza, cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre karaktereve, me një fjalë a e gjeni vetën tek roli i Mimozës?

Albulena Kryeziu: Të krijosh një karakter do të thotë 1+1 = 1 që do të thotë vetja dhe personazhi krijojnë një karakter të ri. Kështu që diçka të përbashkët kemi, ndoshta një qetësi  në momente të vështira. Kjo është një nga karakteristikat e përbashkëta.

1901997_10153815511420004_346812545_n

LipjaniNews: Keni diplomuar qe gjashtë vite, sa ju kanë ndihmuar rolet e deritanishme për avancimin e këtij profesioni?

Albulena Kryeziu: Secili rol është si të thuash një shkollë në vete. Varet nga mënyra se si i qasesh, por normalisht që përvoja për një aktore është një minierë e vërtetë.

10382445_10154166827675004_4310236147338680390_n

LipjaniNews: Si fillon një ditë e juaja?

Albulena Kryeziu: Një ditë e imja e zakonshme është me prova ose gjirime! Gjithçka e organizoj në bazë të projekteve në të cilat jam e angazhur. Në kohën kur nuk kam punë, dal pi ndonjë kafe me shoqet e mija ose edhe dal thjeshtë për të ecur.

1374041_10153326202735004_2038475891_n

LipjaniNews: Cilat janë fillet e karrierës tuaj në këtë profesion?

Albulena Kryeziu: Paraqitja ime e parë në skenë ka qenë kur i kam pasur 5 vjet .Por nëse flasim për karrierë profesionale konsideroj që ka filluar menjëherë pas diplomimit.

912704_10152825699695004_35039749_n

LipjaniNews: Zbuloni për ne ndonjë ekskluzivitet nga sezoni i dytë i serialit“Stinë Dashurie”?

Albulena Kryeziu: Nuk është se mund të zbuloj ndonjë gjë të re, nuk kemi filluar ende me gjirime kështu që nuk jam në dijeni se çfarë do të ndodhë në sezonin e ri.

1501804_10153636756575004_540853036_n

LipjaniNews: Nëse nuk do të ishte aktrimi cilin profesion do e zgjidhje?

Albulena Kryeziu: Nuk e kam menduar kurrë një profesionin të dytë. Mbase ështëkeq për mua ,por sinqerisht veten nuk e shoh në asnjë profesion tjetër.

10157346_10154006720340004_2604078316579793259_n

LipjaniNews: Në Kosovë nuk ka edhe aq kushte për zhvillimin e këtij profesioni. Por ju si e gjeni vetën në praktikimin dhe në luajtjen e roleve?

Albulena Kryeziu: Artistët në Kosovë,(shumicën prej tyre) i mban një “entuziazëm artistik”nëse mund ta quaj ashtu. Me gjithë vështirësitë që hasim, prapë se prapë jetoj prej këtij profesioni dhe pavarësisht  dëshpërimeve vazhdoj përpara.

10363555_10154119293205004_6626733002730943569_n

LipjaniNews: Nga cilat kritere caktohet një rol përkatës?

Albulena Kryeziu: Normalisht që i kam parimet e mija si aktore, jo çdo rol është për mua. Kriteret varen nga rrethanat qe krijohen. Kushti i parë është skenari, pastaj kush është regjisor/e etj.

992930_10153048555290004_318724559_n

LipjaniNews: Si do jetë fundi i serialit mjaft të shikuar në trevat shqiptare, a do bashkohesh me Albanin?

Albulena Kryeziu: A do të bashkohet Mimoza dhe Albani është në duart e skenaristëve, ende nuk kanë arritur deri te ajo pikë. Mund të ketë edhe fund tragjik por uroj që të bashkohen pasi që shumë shikues  më shkruajnë në FB dhe kanë dëshirë të madhe që seriali të ketë një fund të lumtur!

1901752_10153781044195004_1710628274_n

843771_10152566117725004_1471859919_o

965766_10152869888660004_153629584_o

229651_10152763226120004_1258893263_n

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...