Institucionet kanë bërë zgjidhje për certifikatat – ja kur mund ta pajiseni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Nga marsi i këtij viti komunat e Kosovës patën probleme me furnizimin e dokumenteve të Gjendjes Civile për Zyrat Komunale. Kjo rezultoi me pakënaqësi të shprehur nga qytetarët të cilët nuk po mundeshin të furnizoheshin me certifikata. Ndërkohë Agjencia e Regjistrimit Civil, si organ më i lartë i gjendjes civile në Republikën e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha Zyrat Komunale të Gjendjes Civile në Kosovë që në mungesë të formularëve të përdorën metoda alternative si printimi i certifikatave në letër të bardhë në format A4, që ishin të vlefshme vetëm për përdorim të brendshëm në institucionet e Republikës së Kosovës.

Por ky problem së shpejti do të rregullohet. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme për Gazetën Express. Shumë shpejt të gjitha komunat e Kosovës do të pajisen me letrën origjinale në të cilën do të shtypen certifikatat e gjendjes civile.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëvendësministri Izmi Zeka, kërkoi falje për atë që ka ndodhur deri më tash. Ai tha se të gjithat procedurat kanë përfunduar dhe ka mbetur vetëm çështja e nënshkrimit të ministrit. Besojmë që brenda 1 jave apo maksimumi 10 dite, kjo histori do të mbyllet me premtimin se nuk do të përsëritet më.

“Të gjitha procedurat janë kryer, megjithatë ne nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkojmë falje për atë që ka ndodhur. Ka mbetur vetëm çështja e nënshkrimit të ministrit, dhe besojmë që brenda 1 jave apo 10 dite kjo histori do të mbyllet me premtimin që do të jetë e fundit” ka theksuar Zeka për Gazetën Express.

Kontrata që do të nënshkruhet për furnizim me certifikatat e gjendjes civile mes operatorit të ri dhe ministrit Mustafa, do të finalizohet të hënën apo të martën e javës së ardhshme.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...