Inspekcioni për Pylltari dhe Gjueti arsyeton vendimin për vrasjen e ariut, thotë se është keqinterpretuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...
Vrasja apo jo e ariut të murrmë është bërë çështje  diskutimit tash e disa ditë në publik e madje edhe në institucionet përkatëse të Kosovës, përcjellë Indeksonline.

Derisa në njërën anë qëndrojnë banorët e fshatit Pouskë të Prizrenit, që thonë se janë dëmtuar e ndihen të rrezikuar nga ky ari, në anën tjetër janë grupe të personave e institucioneve që thonë se i njëjti nuk duhet të vritet.

Ariu i Murrëm ndonëse nuk konsiderohet kafshë e rrezikshme, ajo është bërë sherr për fshatin Pouskë pas vrasjes së këlyshëve të saj.

E për këtë arsye Agjencioni për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës kishte kërkuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës që të kap ariun “problematik”.

Mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk na ndodhur.

Përkundër të gjithave, Nga Inspektorati i Agjencinë së Pyjeve është marrë vendimi që ky ari duhet të vritet.

Të gjitha reagimeve dhe akuzave kundër vrasjes së ariut përmes një reagimi i është përgjigjur Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore (DQIPGj).

Drejtori Besim Zogu, pretendon se vendimi i drejtoriatit që ai drejton është keqinterpretuar dhe nuk është trajtuar drejtë e saktë.

Përmes reagimit dërguar Indeksonline, Zogu kundërshton konstatimin se vendimi i Inspektoriatit nuk ka bazë ligjore.

Sipas tij, vendimi i Drejtoriatit Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti është marrë me qëllim të parandalimit të shkaktimit të pasoja të tjera.

Ai madje ka sqaruar edhe përdorimin e termit “individ” e me të cilin në vendimin për vrasjen, i është referuar ariut të murrmë.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Drejtorit të DQIPGJ-së, Besim Zogu:

Tema: Reagim nga Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti.

Lidhur me Vendimin e Drejtoratit Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti-Agjencioni Pyjor i Kosovës me Ref, DQIPGJ, 174/19 i datës, 03.05.2019 i cili nga disa zyrtar Institucionesh ,  përfaqësues të mediave dhe portaleve të ndryshme me apo pa qëllim është keqintrepretuar duke mos e trajtuar drejtë dhe sakt Vendimin, e sidomos qëllimin  e vendimit i cili është marrë konform përgjegjësive dhe kompetencave ligjore që ka Inspektorati në përgjithësi dhe sektori i Gjuetisë në veçanti.

Vendimi i  lartëcekur është marrë referuar bazës ligjore që buron nga Ligji për Insepkcionin Bujqësor Nr. 03/L-029 Neni 12 paragrafi, 3 dhe 4 sipas të cilit Inspektorati e ka trajtuar njofimin  e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Prizrenit,  i protokoluar në Drejtoratin Qendror të Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti ( DQIPGJ) me Ref, 157/19 datë, 23.04.2019 Njoftim i  nënshkruar nga 5 anëtarë të komsioinit, të vërtetuar nga Drejtori i DBZHR, z. Egzon Elshani, pasi kanë bashkangjitur raportin e ankesave , kërkesave në Institucione të ndryshme edhe në polici, fotot e dëmeve dhe në fund kanë kërkuar: citoi ”Komsioni i paraqiti të gjitha të gjeturat dhe doli në vendin  e ngjarjes, kërkon nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, Federata e Gjahtarëve dhe Departamenti i Pylltarisë pranë, MBPZHR, që të lëshon një vendim për të marrë masa ndaj këtyre dy arinjëve dëmtues. Ekziston rreziku nga ariu për nxënësit dhe banorët  e fshatit Pouskë, si dhe për qytetarët e Prizrenit që  ecin në këmbë në Pasha Qeshme.” Fund i citatit.

Kemi pranuar edhe  email-in nga Drejtoria e Parkut-Sharri me 17.04.2019 ku po e citoi një pjesë të email-it:  “Duke marrë parasysh se dëmet në bageti dhe zona ku është duke u shfaqur ariu në afërsi të fshatit Pouskë gjendet jashtë territorit të PK Sharri që është kompetencë e komunës  së Prizrenit dhe APK-së, parashtroj kërkesën për Inspektoratin e APK që të bëjë inspektimin dhe vlerësimin e dëmëve, rrezikshmerisë nga ariu i murrmë i cili është duke rrezikuar pronat dhe banorët lokal të fshatit të larëtcekur si dhe të rekomandoi masat efikase për zgjidhjen e problemit në afat sa më të shkurtër” fund i citatit.

Inspktorati ka zhvilluar kontrollë me datë, 25.04.2019 në Drejtorinë  e Parkut Kombëtar Sharri, në Drejtorinë Komunale në Prizren, takim me banorët e fshatit “Pouskë” dhe me kryetarin e këtij fshati ku kanë konstatuar me procesverbale se ekziston shkallë e lartë e rrezikut për pasurinë, kafshët dhe njerëzit nga Ariu dëmtues. Me datë ,26.04.2019 në takim në nën stacionin policor në fshatin “Sreckë”, K. Prizren ku sipas deklarimeve të komandantit të këtij nën stacioni,  Toger, Xhemail Asllani gjendja në fshat është alarmante, zyrtarët policor janë ballafaquar direkt me Ariun dhe se gjendja e sigurisë është në shkallë të lartë të rrezikshmërisë për çka me shkrim ka njoftuar edhe zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës.

Inspektorati ka shqyrtuar edhe mundësit e Institucioneve si AUV e cila është e pajisur me pushkë imobilizuese, ka zyrtar të trajnuar dhe kompetent ( veterinar) që kafshën ta neutralizojnë, por kemi marrë konfirmimin e nënshkruar në procesverabal se këtë aktivitet nuk mund ta kryej ky Institucion.

Mbi bazën e këtyre vlerësimeve dhe përgjegjësive ligjore nga Ligji për Inspekcionin Bujqësor, Nr, 03/L-029 Nenit, 9 kemi marrë Vendim duke u bazuar në Neni, 9 paragrafi, 9.4. dhe 9.5, Neni. 58.1 paragrafi, (k) i Ligjit për Gjueti Nr, 02/L-53 .

Në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht  dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik per njerzit dhe pasurin e qytetarëve)

Vendimi  i DQIPGJ me Ref, 174/19 i datës,03/05/2019  e shpall Ariun e murrmë si individ i cili ka shkaktuar dëme deri në përmasa të rrezikut të jetës së njerëzve si kafshë përkohësisht dëmtuese duke lejuar edhe e eleminimin e saj/tij. Ka pas reagime te ndryshme çuditërisht edhe nga persona zyrtar që punojnë në Institucionet e RKS madje edhe si këshilltarë të cilët nuk janë kursyer me lloj-lloj etiketimesh duke ofenduar zyrtarët e shtetit se janë të paditur analfabet me justifikimin e përdorimit të termit Individ i cili sipas tij vlen vetëm për njerëzit dhe sigurisht se qenka ofenduar. Nuk duam ti ofendojmë as edhe ata të cilët nuk janë në gjendje  të dine se ky term përdoret edhe për bimët (individ bimor) për kafshët ( individ shtazor) që përbëjnë popullatën, por le të mbetet në ndërgjegjen  e tyre, pasi përdorimi i termit individ përveçse është term adekuat ka edhe një përkufizim tjetër profesional në këtë rast se do eliminohet individi qe po shkakton dëme dhe rrezik.

Vendimi i Inspektoratit me ose pa qëllim nuk është interpretuar drejt nga disa media të shkruara dhe elektronike, pasi eliminimi i kafshës  së  egër, Ariut lejohet vetëm në rast të tentativës së sulmit  në ekonomi familjare dhe në rast të konstatimit se kafsha do rrezikon jetën e njerëzve duke shmangur me çdo kusht ndjekjen e saj në habitatin e përhershëm të saj. Këto konstatime janë të sqaruara në faqen 4 të këtij vendimi.

Besoi se të gjithë ata të cilët me, apo pa të drejtë, me, apo pa kompetencë, me, apo pa informacione kredibile  janë  involvuar në kontestimin e këtij vendimi do duhet që për pak momente të llogarisnin se në ato shtëpi dhe në atë fshat janë fëmijët e tyre dhe të përjetonin edhe për pak qaste friken, ankthin dhe traumat që mund ti pësojnë nga kjo situatë. Nuk e besoi se ndokush me mendje të shëndoshë do mundë të kontestonte një vendim i marrë nga organi kompetent në RKS e që është Inspektorati i Gjuetisë se lejon vrasjen e kafshës në mënyrë që ta mbroj jetën e njeriut dhe vetëm në tentative të sulmit në ekonomi familjare. Kështu specifikohet në Vendim, pasi kështu e specifikon baza ligjore. Analizoni vetëm për një moment sikur pas gjithë këtyre vlerësimeve të shkallës së rrezikshmërisë nga këto Institucione do të ndodhte hipotetekisht një sulm i ariut ndaj një fëmije, plaku apo qytetari të çfarëdo grupmoshe, ku do mbetej  arsyeshmëria e ekzistimit të Institucioneve që të marrin veprime të shpejta e të drejta karshi kërkesave  të qytetarëve të cilët deklarohen se jeta e tyre është në rrezik dhe kjo vërtetohet nga të gjithë akterët tjerë. Inspektorati ka konsideruar se situata  është emergjente dhe jo vetëm Inspektorati por edhe  Komuna e Prizrenit, Policia, MMPH, banorët, si dhe Prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Prizren,  andaj veprimet emergjente nuk lënë hapësirë për takime  e konsultime, as edhe për situatë të angazhimeve të ekspertëve pasi Ligji  për Inspekcionit Bujqësor Nr 03/L-029 Neni, 9 paragrafi, 2 detyron Inspektorin se në rast vlerësimi të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve kafshëve ose pasurisë me përmasa të gjera dhe kur është në interes publik inspektori urdhëron masat madje vetëm me procesverbal për të shmangur efektin e pasojave të faktorit kohë.

Ne kemi analizuar edhe rekomandimin e komisionit të MMPH i cili jo që nuk jep zgjidhje për banorët e këtij fshati por madje i sorollat ata tek MBPZHR gjoja se ajo është kompetente për kompensimin e dëmit madje në kundërshtim me Nenin, 10 të UA, 12/2009, Dëmet nga kafshët e egra dhe në kafshët e egra citoi : “ Nëse Qeveria apo Ministria  përkatëse përkohësisht ose përherë e ka ndaluar gjuetinë  e  kafshëve  të egra , atëherë ajo është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe kompensimin e dëmit.” Fundi i citatit.

Ky rekomandim madje nuk është nënshkruar nga Drejtori DBZHR-Prizren,   z. Elshani si pjesë e këtij komisioni  dhe në një pikë specifikohet se Vendimi i DQIPGJ do ankimohet.

Shumë legjitime të ankimohet por nuk e kuptojmë se si ka mundësi në njërën anë të cilësohet situate emergjente, të kërkohet angazhimi i Ispektoratit të APK-ës pasi konsiderohet si kompetent në anën tjetër të jepen deklarata nga KE i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit se kjo është kompetencë e Institucionit të tyre, kurse kompensimin e dëmit të pronarëve duhet ta bëjë, MBPZHR.

Deklarimet madje shkojnë deri në shkallën e kërcënimeve se do i padisim të gjithë ata që do e vrasin Ariun dhe sikur harrojnë se si të veprohet me jetët e njerëzve që   janë të rrezikuara, por edhe për jetët e kafshëve tjera që kanë fermerët a kemi obligim për to, apo edhe se  si do mund të justifikohet veprimi i Drejtorisë së Parkut të cilët tani po informohemi se kanë pasur një të vogël të arushës ( këlysh) duke e mbajtur në kushte jashtë çdo standardi dhe me këto veprime mund të kanë shkaktuar reagimin  e Ariut për hakmarrje ( instinkt prindëror). Besoi se edhe këto veprime do jenë pjesë e hetimeve që duhet zhvilluar për tu marrë edhe me shkaktarët e këtyre pasojave, por sigurimi i jetës së njerëzve është me prioritet.

Në këtë reagim kundërshtojmë konstatimin e Departamnti të Pylltarisë se vendimi i Inspektoratit të pylltarisë dhe gjuetisë, është i pa bazuar në legjislacionin e aplikueshem, pasi ky Departament në kuadër të mandatit dhe përgjigjësive ligjore ka hartimin e politikave e jo dhënjen e opinioneve ligjore aq më pak interpretimet e vendimeve të Inspekoratit. Në vendim është e  specifikuara e tërë baza ligjore si dhe këshilla juridike e atakimit të këtij vendimi.

Vendimi i DQIPGJ, ka për qëllim parandalimin e  shkaktimit të pasojave tjera dhe nuk pengon, as nuk interferon në asnjë aktivitet tjetër i cili mund të evitoi eliminimin e kafshës, përkundrazi ju siguron kushte ekspertëve, komisioneve apo Institucioneve të marrin veprime tjera duke u munduar maksimalisht evitimin e vrasjes, por pasi paraprakisht kanë siguruar jetën e qytetarëve dhe të pasurisë së fshatit Pouskë. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...