Imri Ahmeti “hajmali” për LDK-në, unifikon partinë edhe në Vushtrri!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Pa karrige e grushte, sot përfundoi procesi i brendshëm zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, një nga komunat me të përfolura ditëve të fundit.

Madje çdo gjë u bë sipas marrëveshjes, ku edhe për një mandat, Hysni Gërguri do ta udhëheq LDK-së në Vushtrri. Derisa kryetari aktual i komunës, Xhafer Tahiri do të jetë nënkryetar.


Derisa të dielën e kaluar pikërisht grupet e dy kandidatëve u bën “hor” për shkak të rrahjes me karrige e grushte mes burrave e grave në nëndegën “Dardania” ata sot u panë të buzëqeshur.

Siç mëson Indeksonline, ishte kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ai që pajtoi “kundërshtarët”, ku edhe shihet mes tyre në një fotografi.

Ndryshe, Ahmeti po del të jetë pajtues i mirë, pasi që ai dje gjatë procesit të brendshëm zgjedhor në Lipjan ku u zgjodh kryetar i LDK-së në këtë degë, kishte ftuar edhe Arban Abrashin e Hazir Borovcin, ku u bë thirrje për unitet dhe një gjuhe të përbashkët brenda subjektit politik të tyre./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...