I vodhën çantën e dorës dhe telefonin, arrestohen dy persona në Ferizaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin “Grabitje”, të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.

“Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare, me 12.05.2019 rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës ,,Sony””, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtin janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...