I arrestuar prej tre muajsh në Dubai, reperi Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri

PUBLIKUAR

Rep-artisti i njohur shqiptar, Kleviol Ahmeti, i njohur me nofkën “Cllevio”, është ndaluar rreth tre muaj më parë në Emiratet e Bashkuara të Arabisë, në Dubai, dhe tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas burimeve të Express, Cllevio ka nënshkruar dokumentet që e obligojnë të përballet me akuzat në Shqipëri, të cilat ai pretendon se janë ngritur nga kundërshtarët e tij. Ekstradimi është planifikuar për nesër, më 8 tetor, nga Interpol, dhe pritet që në kryeqytetin shqiptar të zbulohet më shumë rreth situatës ligjore të artistit.

Tashmë, me rikthimin e tij në Shqipëri, vëmendja e publikut dhe mediave është rikthyer tek Cllevio, dhe pritet që ai të japë versionin e tij për ngjarjet që çuan në arrestimin e tij në Emiratet e Bashkuara.

Ky moment pritet të sjellë qartësi mbi situatën e artistit, duke bërë që historia e Cllevios të marrë një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e tij publike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Leonora Jakupi vishet me dimi e jelek, po shkëlqen në pamje

Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vend. Ndonëse nuk është edhe...

Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e 65-të, djali i tij me dedikim: Nuk ka pensionim për artistin

Këngëtari Ilir Shaqiri sot feston ditëlindjen e tij të 65-të, ka bërë të ditur...

A ka Labi i BBVK një fëmijë jashtëmartesor? – Flet gruaja e tij (VIDEO)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big...