Huqja e vitit, parashikimi i Milaim Zekës, që do të kishte 10 deputetë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dje në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet e përkohshme parlamentare.

Qytetarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për votim, ndërsa nxorën Lëvizjen Vetëvendosje si fituese, duke lënë të dytën LDK-në, pasuar nga PDK-ja.

 

 

Një parti e re që i hyri garës ishte edhe Partia Evroatlantike e Kosovës, me kryetar Milaim Zeka, që mori vetëm 0,13 për qind të votave apo 1.043 vota në gjithë vendin, shkruan Indeksonline.

Por, pritshmëritë e Zekës ishin tej të mëdha, i cili në intervista e debate televizive thoshte se ai do të ketë 8 deri në 10 deputetë.

“Sipas sondazheve të ndërkombëtarëve kam dalë deputeti ma i votuar si individ, mbi të gjithë deputetët e tjerë. Sondazhet tregojnë PEK-un në krahasim me NISMA-n dhe AKR-në qëndrojnë shumë më lartë, kanë dalë 7.5 dhe 8.5

Kem dashtë me nda murin mes së keqës dhe së mirës dhe në bazë të sondazheve do të hyjmë në parlament me 8 deri në 10 deputetë”, kishte thënë Zeka në PRESSING.

Kujtojmë se Zeka kishte fituar një vend në Parlament në legjislaturën që lamë pas në subjektin politik NISMA, ndërsa ishte i dyti më i votuar pas Fatmir Limajt./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...