Hoxhaj: Bill Clinton sot ecë nëpër rrugët e Kosovës së lirë, të pavarur dhe të zhvilluar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje ish-Presidentit Të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i cili qëndron në Kosovë për ta shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se sot Clinton ecën në rrugët e Kosovës së lirë, të pavarur dhe më të zhvilluar se kurrë.

“Sot 20 vjet Kosova dhe populli i saj panë lirinë. Sot, më 11 qershor 2019, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të ecë në rrugët e Kosovës së lirë, të pavarur e më të zhvilluar se asnjëherë më parë 🇽🇰. Kosova mban mend mbështetjen e aleatëve që na sollën lirinë. Faleminderit President Clinton! Faleminderit Amerikë 🇺🇸”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...