Hoti: Për reciprocitet nevojitet koordinim me SHBA-në dhe BE-në

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë intensifikuar angazhimin e tyre në negociatat Kosovë – Serbi,  zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria “Kurti” dialogun me Serbinë e sheh si të vetmin opsion për normalizim të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

Gjatë një interviste për “Zërin” Hoti ka pohuar se Qeveria është për zëvendësim të taksës me masën e reciprocitetit, mirëpo ka konsideruar se paraprakisht duhet të ketë koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-në e me BE-në.

Përderisa ditëve të fundit është intensifikuar angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi zëvendëskryeministri i parë i qeverisë “Kurti”, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është pro vazhdimit të dialogut me Serbinë, pasi që kjo është forma e vetme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

Numri dy në qeverinë Kurti, është shprehur se për cilindo veprim karshi Serbisë institucionet kosovare duhet të konsultohen fillimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-në) dhe me Bashkimin Evropian (BE), pasi vetëm nën aleancën e tyre mund të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Ndërsa i pyetur nëse qeveria Kurti duhet të vazhdojë me planin për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, pavarësisht kundërshtimeve të bashkësisë ndërkombëtare, Hoti ka pohuar se qeveria e re është pro zëvendësimit të taksës ndaj produkteve serbe me reciprocitet të plotë, por Kosova assesi nuk guxon t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...