Hoti: Me rritjen e sigurimeve për 26%, BQK ka kufizuar konkurrencën e lirë në treg

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Avdullah Hoti ka thënë se Banka Qendrore me rritjen e tarifave të sigurimit të detyrueshëm për 26%, ka kufizuar konkurrencën e lirë në tregun e sigurimeve.

“Me rritjen uniforme të tarifave të sigurimit të detyrueshëm prej 26% për të gjitha kompanitë e sigurimeve, Banka Qendrore e ka kufizuar më tutje konkurrencën e lirë në tregun e sigurimeve.”, ka shkruar Hoti.

Hoti tutje ka thënë se vështirë se arsyetohet rritja uniforme e tarifave të sigurimit pa një analizë detale nga profesionistë të aktuaristikës për secilën kompani, pasi askush nuk mund të bindet me atë se të gjitha kompanitë kanë shpenzimet e njëjta.

“1.
Është vështirë e arsyetueshme rritja uniforme e tarifave të sigurimit pa një analizë detale, nga profesionistë të aktuaristikës, për secilën kompani në veçanti. Askush nuk mund të bindet se të gjitha kompanitë kanë shpenzime të njëjta dhe janë njësoj efiçiente. Askush nuk mund të bindet se ka qenë e nevojshme kjo rritje e tarifave me arsyetimin se nuk janë rritur nga viti 2011. Hyrja e kompanive të reja në treg gjatë kësaj periudhe është indikator i qartë se tarifat ekzistuese kanë qenë fitimprurëse. Prandaj, ky veprim i Bankës Qendrore mund të kuptohet si mbrojtje e interesave financiare të kompanive jo efiçiente, duke iu siguruar tregun atyre kompanive, në kurriz të qytetarëve që nuk shkaktojnë dëme dhe të kompanive të sigurimit që reduktojnë shpenzimet e rrisin cilësinë e shërbimeve.

2.
Sot, tregu i sigurimeve përbën më pak se 5% të tregut financiar në Kosovë, që është pjesëmarrje tepër e vogël pas dy dekadave të funksionimit. Si i tillë, ky treg nuk është duke e ndihmuar zhvillimin e ekonomisë në Kosovës. Sigurimi i çmimeve të furnizimit, i eksporteve, i kontratave në mes të bizneseve dhe instrumente të tjera siguruese, janë vetëm disa nga shërbimet që duhet të ofrohen nga kompanitë e sigurimeve për të ndihmuar zhvillimin e ekonomisë dhe, sigurisht, për të rritur edhe fitimet e veta.

3.
Banka Qendrore duhet të angazhohet që tregu i sigurimeve të zhvillohet duke promovuar konkurrencën e lirë, që i nxit kompanitë të rrisin gamën e shërbimeve siguruese, si dhe duke mbikëqyrur në vazhdimësi likuiditetin e tyre. Është e qartë se Guvernatorët e Bankës Qendrore në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë një treg konkurrent, i cili do të mundësonte rritjen dhe diversifikimin e shërbimeve siguruese për biznese dhe qytetarë. Është tepër e nevojshme një strategji e Bankës Qendrore për zhvillimin e këtij tregu, e koordinuar me kompanitë që funksionojnë në këtë treg. Jam i sigurt se do të ketë debat të gjerë në Kuvendin e Kosovës kur të diskutohet raporti vjetor i Bankës Qendrore, i cili vështirë se do të marrë mbështetjen e deputetëve”, ka shkruar Hoti.

SHIKO MË SHUMË

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...