Hoti: Kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Deklarata e komisionarit Johannes Hahn se nëse palët dëshirojnë, shkëmbimi i mundshëm i territoreve mund të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi ka rindezur “luftën” politike në vend. Përfaqësuesit e partive politike thonë se deklaratat e tilla para takimit të Berlinit janë të dëmshme dhe njëkohësisht ideja për ndryshim kufijsh është thirrje për luftë, shkruan Gazeta ‘Zëri”. 

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një përgjigje për “Zërin” është shprehur se Kosova nuk duhet të negociojë asnjëherë me shtetin e Serbisë për integritetin territorial.

Sipas tij, bisedimet kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, porse duhet të ketë kërkimfalje nga Serbia për krimet e luftës.

“Kufijtë e Kosovës, integriteti territorial, sovraniteti dhe rendi kushtetues janë çështje të panegociueshme. Ne nuk do të negociojmë asnjëherë me Serbinë për shtetin e Kosovës. Ne do të negociojmë me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve si dy shtete dhe para kësaj Serbia duhet ta bëjë hapin e madh të njohjes së krimeve e të kërkimfaljes, kthimin e të pagjeturve dhe përmbushjen e disa parakushteve”, ka theksuar ai. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...