Haxhiu thotë se Donika Kadajt po i ndalohet të flasë me familjarët e saj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka denoncuar gjyqtarin Beqir Kalludra se ia ka ndalur Donika Kadajt komunikimin me familjarët e saj. Ka kërkuar të reagimin e organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Anëtarja e dorëhequr e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar drejtësi për kolegen e saj, Donika Kadaj-Bujupi, po ashtu, e dorëhequr nga organi më i lartë partiak, shkruan Express.

Haxhiu ka deklaruar se deputetja që ndodhet në paraburgim po i ndalohet komunikimi me telefon me familjarët e saj. Sipas saj, një vendim i tillë bie në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Kjo është e papranueshme dhe skandaloze! Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!”, ka shkruar Haxhiu, në Fb.

Ndërkohë, sot, Vetëvendosje do të diskutojë për ndarjet e fundit të partisë në dy krah, atë të Albin Kurtit dhe përkrahësit e Dardan Molliqajt.

Haxhiu, por edhe Kadaj, janë në grupin që përkrahin Albin Kurtin. Dy zyrtarët e VV’së kishin dhënë dorëheqje para disa muajsh nga Kryesia e VV’së.

Ndërkohë, Donika Kadaj ndodhet në paraburgim bashkë me Albin Kurtin pasi ndaj tyre po zhvillohet një proces gjyqësor pasi të njëjtit patën gjuajtur gaz lotsjellës në Parlament.

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...