Hajnat thyejnë zyrat e AGK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Persona të panjohur kanë thyer sot në mëngjes zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, merr vesh Gazeta Express

Raportohet se brenda zyrave, që gjenden përballë Katedrales “Nëna Terezë” janë vjedhur pajisje teknologjike.

Policia ka dalë menjëherë në vendin ku dyshohet se ka ndodhur vjedhja dhe po merret me rastin.

Njoftim

Prishtinë, 06.12.2019- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton opinionin, se zyret e organizatës që gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën ” Perandori Justinian”, në Prishtinë janë thyer. Aty janë marrë sende me vlerë, të cilat kanë qenë mjete pune të organizatës: një aparat fotografik, një televizor dhe një llaptop.

Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.

AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale.

Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...