Hajnat të lirë, vjedhin edhe në pikë të ditës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Kjo ngjarje, ndodhi të hënën pasdite në Prishtinë.

Persona të armatosur, kryen një grabitje në një degë të Bankës në kryeqytet dhe më shumë lehtësi u larguan nga vendi i ngjarjes.

E një ditë më vonë nuk ka asnjë të arrestuar.

Në lidhje me këtë rast, policia jep detaje për ngjarjen por nuk specifikohen masat.

Pothuajse skenari i njëjtë ndodhi edhe para një jave.

Një degë e një banke në kryeqytet e cila gjendet në qendër, disa metra larg stacionit të policisë.

Grabitja kishte ndodhur pak para orës 12:00 të ditës.

Pavarësisht se në total numri I vjedhjeve ka rënë në krahasim me ato që kanë ndodhur më 2017, numri i grabitjeve të tilla është shtuar në kryeqytet.

E përgjatë 10 muajve të parë të vitit 2018, policia e Kosovës thotë se kanë ndodhur 59 grabitje të armatosura, disa prej tyre edhe në prona private. Për këto raste policia po mban në paraburgim 32 persona. Raste jashtë Prishtinës, kanë ndodhur më pak.

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Avni Islami kërkon të merren masa në mënyrë që të ulet numri i grabitjeve në kryeqytet.

Të gjetur në situata të vështira dhe pa një siguri të madhe, qytetarët janë të detyruar të mbrohen vet.

Madje një i tillë, që ndodhi në kryeqytet para disa ditës përfundoi me fatalitet.

Një banor i Prishtinës, qëlloi me armë zjarri njërin nga katër plaçkitësit që tentuan të vjedhin në shtëpinë e tij.

E si pasojë plaçkitësi humbi jetën.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...