Griezmann: Nganjëherë bashkëlojtarët s’po më shohin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Sulmuesi francez Antoine Griezmann e shënoi golin e barazimit për Barcelonën në ndeshjen e së martës kundër Napolit në San Paolo, që përfundoi me rezultat 1:1. Megjithatë, ai u ankua për mungesën e bashkëpunimit që e ka nganjëherë me bashkëlojtarët e tij.

Antoine Griezmann insistoi pas ndeshjes kundër Napolit se detyra e tij është të tentoj të krijojë hapësira në repartin e sulmit, veçanërisht kundër klubeve kompakte në mbrojtje si Napoli. Mirëpo, ai s’arriti të jetë shumë efektiv gjatë pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të punojmë më shumë. Detyra ime është të krijoj hapësirë dhe nganjëherë ata [bashkëlojtarët] më shohin e nganjëherë nuk më shohin. Në pjesën e parë nuk kontribuova shumë, ndërsa në pjesën e dytë kishim më shumë opsione”, ka thënë Griezmann.

Barazimi 1:1 kundër Napolit e vë Barcelonën në një pozitë të favorshme para ndeshjet kthyese, pasi që katalonasit do të mundë të mbështeten në përkrahjen në Camp Nou. Mirëpo, Griezmann do ta kishte preferuar një rezultat edhe më të mirë në Itali.

“Ne dëshironim të fitojmë, dhamë gjithçka nga vetja dhe thjesht s’ishte e shkruar të ndodhte. Fillimisht e kishin të vështirë të krijojmë raste dhe të gjejmë hapësira”, theksoi Griezmann.

“Më duket se nuk e patëm as edhe një goditje brenda kuadratit të portës kundërshtare gjatë pjesës së parë. Pastaj, ne e shfrytëzuam lodhjen e tyre në pjesën e dytë të ndeshjes”.

Tani, Barcelona do të përballet në Santiago Bernabeu me Real Madridin në fundjavë, të dielën. Por, francezi nuk dëshiroi ta komentojë shumë këtë ndeshje kur u pyet për të.

“Ne e dimë se është një javë shumë e rëndësishme. Ne jemi mirë, jemi të përqendruar. Ne duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Madridit”, përfundoi Griezmann. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...