Grenell për marrëveshjen ajrore: Ky është vetëm fillimi i asaj që planifikojmë për Serbinë e Kosovën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Përfaqësuesi Special Presidencial, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar për realizimin e fluturimeve direkte Prishtinë-Beograd do të ndihmojë komunitetin e biznesit për të krijuar vende të reja pune dhe për të zgjeruar rrjetin e tregut.

Emisari special ka thënë se një lëvizje e tillë është si rezultat i punës së tij pas emërimit në pozitën e emisarit të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi, që vë në dukje se zhvillimi ekonomik është thelbësor për procesin e dialogut.

“Kur presidenti Trump më kërkoi të bëhem përfaqësues special për diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ai e bëri të qartë që zhvillimi ekonomik është çelësi për të filluar procesin. Zhvillimi ekonomik është dhe do të jetë gjithmonë krijuesi më i madh i pasurisë për njerëzit e këtij rajoni dhe të botës”, ka thënë Grenell për Blicin serb, transmeton Gazeta Express.

Siç ka thënë Grenell banorët vendor dhe biznemsenët do të zëvendësojnë 6 orë udhëtim me makinë me rreth 20 minuta kohë që do të marrë fluturimi.

“Presidenti Trump dhe ekipa e tij kanë punuar shumë për të arritur një marrëveshje të tillë, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur që ne parashikojmë për miqtë tanë në Serbi dhe Kosovë”, ka shtuar tutje Grenell./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...