Gratë e kthyera nga Siria në Gjykatë: Nuk e dimë përse jemi kthyer

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Krime të Rënda, tashmë kanë përfunduar seancën dëgjimore grupi i dytë i grave të cilat janë kthyer nga Siria për në Kosovë të premten që e lamë pas. Pjesë e intervistimit të këtij grupi kanë qenë 3 gra.

Siç mëson Express, gratë para trupit gjykues gjatë seancës dëgjimore janë shprehur se nuk e dinë arsyen se përse janë kthyer në Kosovë dhe se kushtet në zonat e konfliktit në Siri nuk i kanë pasur të këqija.

Gratë kanë deklaruar se nuk kanë qenë e në zonat e thella të luftës dhe se nuk janë ndjerë të rrezikuara. Ato po ashtu kanë deklaruar se transportin nga Siria e deri tek autoritetet e sigurisë nga Zona e konfliktit e kanë bërë me eskortë.

Sipas grave, personat e vetëm të gëzuar nga ky grup që janë kthyer kanë qenë fëmijët. Po ashtu dy nga tri gratë e intervistuara sot para gjykatës kanë deklaruar se burrat i kanë ende në Siri.

Ndërkohë pas pak minutave brenda Gjykatës do të intervistohen edhe të paktën 6 gra të tjera.

Rrjedhimisht ky është grupi i treta i grave të cilat janë duke u intervistuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës që nga dje.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...