Gjermania, Franca dhe dy shtete tjera të QUINT’it ende pa reagim rreth vendimit të Gjykatës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës së saj në Prishtinë mbrëmë menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli valid dekretin e Presidentit për mandatarin, kanë kërkuar që të gjitha institucionet dhe partitë politike të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e kushtetueses nuk ka ende reagim zyrtar të e shteteve të tjera që përbëjnë pjesën tjetër të trupës diplomatike të Quintit që përveç ShBA’së,  edhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Italia, raporton Gazeta Express.

Për Gazetën Express ndërkaq kanë folur nga Brukseli. Zyrtarët atje kanë kërkuar që ndërmerren hapat e nevojshëm për të implementuar vendimin e Kushtetueses.

Në faqet zyrtare të ambasadave të shteteve të Quint’it në Facebook dhe Twitter dhe të Zyrës së BE’së në Prishtinë nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka rishpërndarë një shkrim të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e cila ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër por të pranohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Përderisa ambasadat e tjera nuk kanë bërë ndonjë reagim, ambasada e Italisë në Kosovë përmes Facebook-ut ka shkruar se autoritetet e Kosovës duhet të mbështesin Sundimin e Ligjit dhe të parandalojnë rifillimin e rasteve penale të profilit të lartë në mungesë të seancave të pandemisë, duke mos komentuar vendimin e kushtetueses./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...