Gecaj: Mjafton t’ua shohësh pasurinë disa ‘komandantëve’ dhe t’a kuptosh se nuk janë të pastër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Deklaratat e historianit, Jusuf Buxhovi, rreth pastërtisë së luftës së UÇK’së kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Disa e kanë sulmuar, e disa edhe i kanë arsyetuar ato që ka thënë Buxhovi.

Ish-këshilltari i Isa Mustafës gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër, Bajram Gecaj, thotë se mjafton vetëm t’ua shohësh pasurinë disa komandantëve për t’a kuptuar se ata nuk janë të pastër.

Reagimi i Bajram Gecajt:

Lojalitet ndaj luftës, jo ndaj keqbërësve!

Të gjithë ata të cilët vërtetë dhe me sinqeritet duan të mbrojnë emrin, trashëgiminë dhe vlerat e UÇK-së, do të duhej që së pari të flasin e veprojnë hapur dhe ashpër kundër keqbërësve, matrapazëve, sekserëve dhe kriminelëve të cilët vijnë nga radhët e UÇK-së, dhe të cilët i shohim në vazhdimësi që në emrin e luftës dhe luftëtarëve të keqpërdorin deri në ekstrem këtë sigle të shenjtë të popullit tonë! Janë këta individë të cilët për vite me radhë përdhosën mundin, djersën dhe gjakun e vajzave dhe djemve më të mirë popullit tonë. Fakti që disa nga ta ishin “komandantë” në UÇK nuk i amniston nga kritika e ashpër publike, pezmi qytetar, por as edhe nga ndjekja penale! Duhet të shohësh vetëm pasurinë e disa “komandantëve” dhe të kuptosh se ata nuk janë të pastër as para bashkëluftëtarëve, as para popullit, as para ligjit, por as edhe para zotit. Të gjithë ne, e në veçanti vajzat dhe djemtë e ndershëm të UÇK-së, duhet të marrim guximin që sot t’u dalim para dhe t’i luftojmë këta keqbërës nga radhët tona! Solidariteti dhe lojaliteti i verbër ndaj luftës, ndaj bashkëluftëtarëve dhe ndaj UÇK-së nuk guxon në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast të mjegulloi e ta zëvendësoi lojalitetin e përkushtimin ndaj të ardhmes së vendit dhe fëmijëve tanë!

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...