Gazmend Muhaxheri i vendosur: Nuk kandidoj për kryetar të LDK’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Policia jep detaje për aksidentin e djeshem me fatalitet në Lipjan

Sipas raportit 24 orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se një automjet...

Derisa  Lutfi Haziri thotë se do të presë listën finale të delegatëve të LDK’së, për ta bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të LDK’së, kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar se nuk ka pretendime për t’a sfiduar Hazirin dhe pretendentët eventualë në këtë garë.

Në një bisedë për Gazetën Express Muhaxheri i pyetur se do t’i futet garës për kryetar të LDK’së, është përgjigjur shkurtimisht me “Jo”

“Jo, jo, jo”, ka thënë prerë kreu i Komunës së Pejës.

Muhaxheri ka hezituar që të jap emra, për atë se kush mund të kandidojë për postin e kreut të LDK’së.

“Ja, nuk kemi asi qëndrime”, është shprehur Muhaxheri.

Ndërkohë në pyetjen e tretë të Gazetës Express, se “a e shihni Isa Mustafën si një person që duhet të marrë kreun e LDK’së edhe për një mandat, linja telefonike me Muhaxherin është ndërprerë pasi Muhaxheri ka filluar të flasë.

“Paj tash ajo është…”, është fjalia e lënë përgjysmë nga Muhaxheri.

Pas kësaj shkëputje, Gazeta Express ka provuar që ta kontaktojë Muhaxherin edhe për pesë apo gjashtë herë radhazi, megjithatë edhe përkundër faktit se telefoni binte, kreu i Pejës nuk është përgjigjur.

Kryesia e LDK’së ka vendosur që Kuvendin Zgjedhor të partisë ta mbajë më 3 gusht të këtij viti. I gjithë ky proces i brendshëm në partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova është përcjellë me telashe të shumta të cilat kanë eskaluar edhe në përplasje fizike mes bashkëpartiakësh.

Në një intervistë të mëhershme për Express, Muhaxheri thoshte se këto përplasje brenda LDK’së, mbase po ndodhin për shkak që anëtarët e partisë po e nuhasin që LDK’ja do të jetë në pushtet zgjedhjet e ardhshme.

“Tashmë as unë nuk po mund ta kuptoj arsyeshmërinë e tyre. Ndoshta është njëra prej këtyre pritshmërive që zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë e para dhe në Qeveri, prandaj njerëzit kujtojnë që duhet me qenë medoemos nëpër struktura për më i vjelë frytet e fitores së ardhshme”, kishte thënë Gazmend Muhaxheri për Gazetën Express më 30 maj të këtij viti.

Finalizimi i procesit të brendshëm zgjedhor në LDK ka mbetur peng i zgjedhjes së strukturave në Degën e III-të të Prishtinës, pas mosmarrëveshjeve ndërmjet Hazir Borovcit dhe Arban Abrashit.

Sa i përket kësaj problematike sot ka folur për Express, Hazir Borovci, i cili ka paralajmëruar një takim që mund të mbahet nesër, e në të cilin do të merret vendim se si do të procedohet tutje me zgjedhjet në Degën e “Presidentit Rugova”./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...