Gara e re e armatimeve në Ballkan: Ku renditet Kosova?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por të modernizuar.

Moska ka në plan të dërgojë për Serbinë një paketë ndihme ushtarake prej 30 tankesh dhe 30 avionësh luftarakë modernë. Por, Rumania e ndaloi pas sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Moska përdori Hungarinë për të kaluar armatimet drejt Serbisë, duke marrë në këtë mënyrë falenderimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu shkruan gazeta gjermane, Die Welt, e cila thekson në një artikull se në Ballkan ka nisur një garë e re armatimi.

“Kjo garë e re armatimesh është e gërshetuar me argumente politikë. Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur për një bashkim doganor dhe po rriten së bashku ekonomikisht. Në Serbi, kjo shihet si një përpjekje për të krijuar një Shqipëri të madhe- një term me të cilin qeveria shqiptare pëlqen të provokojë”, shkruan gazeta, përcjell Mapo.

Gazeta thekson më tej se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës nuk është hequr akoma nga tavolina, ndryshe nga sa është thënë. Sipas gazetës, SHBA po insiston sërish për të çuar përpara këtë ide.

Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan?

Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin. Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 përqind me vitin 2017.

Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...