Një person nga Fushë – Kosova ka vdekur si pasojë e zjarrit që kishte përfshirë një pjesë të dhomës në të cilën po qëndronte, bën të ditur policia
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Henc të Fushë – Kosovës, derisa ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Expres