Fuqitë që nuk e njohin Kosovën po e marrin Evropën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Nga rezultat i i dobët i listës së Emmanuel Macron deri te fitoret e Marine Le Pen dhe Mateo Salvinit, rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Parlamentin evropian nuk shihen si lajme të mira për Kosovën.

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen ka fituar dje në Francë numrin më të madh të ulëseve në Parlamentin evropian duke mposhtur edhe listën e presidentit Emmanuel Macron, kanë dëshmuar rezultatet premilinare.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë fitoi ”duelin” me presidentin Macron këtë të diel, pasi forcat euroskeptike kanë fituar terren të konsiderueshëm në zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian.

“Fronti Nacional” ka fituar rreth 24 për qind të votave, karshi 22.5 të listës së Macronit, raporton “Politiko”.

“Politiko” shton se “Fronti Nacional” duhet të udhëhiqet nga valë nacionaliste-populiste në të gjithë Evropën, e cila parashikohet të fitojë edhe një të tretën e vendeve në Parlamentin Evropian. Rezultat të mirë ka shënuar edhe lista e Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini.

Në Gjermani, rezultatet e para tregojnë se Alternativa për Gjermani e krahut të djathtë gjendet në pozitën e katërt me 10 deputetë në Parlamentin evropian, duke e mposhtur partinë Socialdemokrate, transmeton lajmi.net.

Sipas parashikimeve, vend në PE ka fituar edhe lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont i cili udhëhoqi fushatën e tij nga Brukseli. Në përbërjen e re të Parlamentit evropian partia më e fuqishme do të vazhdojë të jetë Paria popullore evropiane, Socialdemokrate dhe Aleanca liberale dhe demokrate për Evropë derisa pritet të hyjnë edhe përfaqësuesit e listës së Macronit, transmeton lajmi.net. Rezultatet e para të zgjedhjeve sipas ndarjes së anëtarëve të BE-së kanë sjell edhe projeksionet e përbërjes së mundshme të Parlamentit të ri evropian.

Portali serb “Alo.rs” shkruan se rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin evropian janë duke sjellë në fuqi liderë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës duke shtuar se Macron ka pësuar humbje të thellë

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...