Flet gruaja e të arrestuarit nga Specialja, tregon momentin kur zyrtarët e Eulex’it i shkuan në shtëpi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Në orët e para të mëngjesit të së martës zyrtarë të EULEX’it i shkuan në shtëpi,  Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së e ish-  ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit. Për arrestimin e tij kanë folur edhe zyrtarë nga Gjykata Speciale. E nga familja e Mustafës kanë deklaruar se nuk i kanë parë zyrtarët kur ua kanë arrestuar familjarin. Thonë se për këtë punë kanë vendosur që të mos deklarohen për mediat.

Ish- shefi i inteligjencës së FSK’së, Sali Mustafa u bë personi i parë në Kosovë i cili u arrestua nga ana e Gjykatës Speciale.

Mustafa i cili ka qenë edhe pjesëtarë i UÇK’së u mor mëngjesin e sotëm  nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

E sipas njoftimit të Gjykatës Speciale Mustafa pas arrestimit është dërguar në objektin e paraburgimit në Hagë të Holandës.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në deklaratë.

E nga familja e Mustafës kanë folur për Express. Gruaja e tij, ka deklaruar se nuk e kanë parë se kur është arrestuar familjari i tyre. Thonë se për detajet tjera kanë vendosur që të mos flasin për momentin.

“Nuk e kemi pa kur e kanë marrë. Kemi vendosë mos me fol për këtë çështje. Flasin organet kompetente. Ata që e kanë marrë nuk kanë qenë të dhunshëm”, thuhet në përgjigjen që gruaja e Mustafës e ka dhënë për Express.

E edhe Gjykata ka dhënë edhe shpjegimet për arrestimin ndërsa tha se informatat e tjera do t’i japin me kohë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në fund të njoftimit.

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...