Flasin nga LDK’ja, thonë se e duan këtë ministri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Eksperti i arsimit nga radhët e LDK’së, Xhavit Rexhaj, ka thënë se është synim i LDK’së që në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje të marrin Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarata Rexhaj i ka dhënë në një intervistë në FRONTAL të T7, i pyetur edhe nëse do të jetë ministër i Arsimit, meqë për një gjë të tillë është folur mjaft shumë në publik.

“Është orientim i yni që LDK ta ketë ministrinë e Arsimit. Programi që e kemi bërë gjatë fushatës është shumë real dhe shumë i realizueshëm”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij përveç kësaj është shumë e rëndësishme se a do të jetë prioritet dhe a do të trajtohet arsimi në mënyrën e duhur.

“Po aq e rëndësishme se a e merr LDK arsimin, është që a do ta marrë arsimi trajtimin e duhur”, ka shtuar tutje.

E se Rexhaj është i duhur për ministër e thotë edhe një ish-anëtar i PDK’së, ish-ministri Arsim Bajrami. Por ky i fundit thotë se do ta ketë shumë të vështirë nëse Rexhaj do të zgjidhet ministër i Arsimit, duke i përmendur sfidat e mëdha.

“Shpresoj që Xhaviti të bëhet ministër i Arsimit. Por nëse bëhet duhet t’i them që nuk do ta ketë shumë të lehtë. Nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk do të ketë përkrahje shoqërore”, ka thënë ish-ministri Bajrami./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...