Fitimet e trafikantëve, 1.7 miliard euro në vit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka publikuar raportin mbi funksionimin e grupeve kriminale që kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave etj. Këtë raport do të mund ta lexoni në dy vazhdime në gazetën “Zëri”, ku flitet për grupet kriminale në vend, si dhe në pesë shtetet tjera të Ballkanit, shkruan gazeta “Zëri”.

Nga Serbia dhe Mali i Zi, sipas raportit, drogat kalojnë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, për të vazhduar më pas rrugën për në Kroaci dhe në Slloveninë fqinje. “Në vitin 2015 llogaritej se trafikantët e opiateve në Evropën Juglindore fitonin rreth 1.7 miliard dollarë në vit”, bëhet e ditur në këtë raport.

Ndërsa për heroinën thuhet se jo vetëm që trafikohet nëpër vendet e Ballkanit, por në këtë rajon ka edhe pika përpunimi. “Shqipëria dhe Mali i Zi janë pika të rëndësishme të hyrjes së kokainës që vjen nga Amerika Latine drejt Evropës. Transporti bëhet kryesisht me kontejnerë nëpër portet e Durrësit dhe Tivarit.

Ngarkesat e drogës më pas shpërndahen nëpër Kosovë, Serbi dhe Bosnjë, nga ku trafikohen drejt Evropës Qendrore”, bëhet e ditur në raport, duke shtuar se ka të dhëna se në këtë rajon bëhet edhe përpunimi i kokainës.

Mbase më i rëndësishëm është fakti se grupe kriminale nga Ballkani janë të përfshira në shpërndarjen e kokainës në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Austri, Greqi, Itali, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e krerëve të këtyre grupeve kriminale jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë edhe pastrimin e parave të pista. Ballkani, thuhet ndër të tjera në raport, është një rajon transit për të gjitha llojet e drogave, por është edhe furnizues i madh i kanabisit. “Shqipëria ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit në rajon dhe grupe të krimit të organizuar jo vetëm që bëjnë transport kontrabandë të këtij produkti në vendet fqinje me BE-në, por bëjnë edhe shpërndarjen e drogës nëpër të gjithë rajonin”./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...