Ferizajasit fshehin qeset me marihuanë, policia ua gjen jashtë lokalit ku po qëndronin

Foto: Ilustrim

Në Ferizaj, disa persona tentuan t’i fshehin qeset me marihuanë nga Policia.

Kjo e fundit i kontrolloi ata në një lokal, mirëpo nuk u gjeti gjë, shkruan lajmi.net.

Pak kohë më pas, diku afër lokalit policia gjeti gjashtë qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.14 gramë të cilat më pas u konfiskuan.

Policia ka arritur që të arrestoj njërin prej të dyshuarve mashkull kosovar dhe dyshohet se i njëjti kishte lënë substancën narkotike.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.