Familjari i viktimës në Drenas: Ma mbyti vëllain dhe nuk ma dha ndihmën e parë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Si pasojë e goditjes me veturë edhe në Drenas një person ka vdekur.

Familjarët thonë se pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga ana e tyre, ishte e pamundur ta mbanin në jetë.

Agim Dvorani u aksidentua një veturë ku si pasojë e humbi jetën.

Vëllau i Agimit ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

“Jemi kanë duke e kalu asfalltin me dalë në trotuar, shoferi i veturës ka qenë duke vozitur mbi 150 km/h në momentin kur e ka goditë. Fillimisht shoferi u ndalë dhe unë i kam thënë të lutem ma jep ndihmën e parë. Shofëri më është përgjigjur “jam me udhëtarë”, aty e kam humbur durimin dhe e kam sha”, ka thënë vllau i të ndjerit.

Dëshmitari i kësaj ngjarje ishte edhe kushëriri i tij, Valdeti.

“Bashkë me vllaun e të ndjerit, ja kemi jep ndihmën e parë, kam marrë telefonin dhe kam tentuar të thërras ambulantën por nuk arritëm ta mbanim në jetë”, ka thënë kushëriri i të ndjerit.

Sipas banorëve të asaj lagje, vetëm në 100 metra rrugë të lagjes kanë humbur jetën 9 viktima. Kjo për shkak se nuk ka vendkalim.

E për këtë banorët e lagjes kanë paralajmruar një protestë.

Agim Dvorani kishte ardhur nga Sllovenia në Kosovë për pushime.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...