Erikseni – drejtorit të Tottenhamit: Dua të largohem

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Christian Eriksen i ka treguar drejtorit ekzekutiv të Tottenhamit, Daniel Levyt, se dëshiron ta kompletojë transferimin në Inter para se të mbyllet afati kalimtar i janarit, sipas Sky Sports Italia.

Mesfushorit danez, Christian Eriksenit, i mbaron kontrata me Tottenhamin në fund të këtij sezoni dhe ai e ka bërë të qartë se e dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij, pasi që ka qenë në Tottenham që nga viti 2013, kur u transferua nga Ajaxi, transmeton Gazeta Express.

Danezi u fishkëllye nga tifozët e Tottenhamit gjatë ndeshjes kundër Middesbrough në FA Cup, të cilën Tottenhami e fitoi 2:1. Ndërkohë, agjenti i tij, Martin Schoots, ishte në Itali dhe arriti marrëveshje me Interin për kontratë me pagë prej 8 milionë eurosh.

Mediume të ndryshme në Itali, Angli dhe Danimarkë kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se Interi ka arritur marrëveshje personale me futbollistin, si dhe ia ka ofruar Tottenhamit 10-15 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë Tottenhami s’do ta pranojë as këtë ofertë, pasi që e mban qëndrimin që Erikseni shitet vetëm për 20 milionë euro.

Këtë situatë e komplikon interesimi i Paris Saint-Germainin, pasi që francezët janë të gatshëm t’ia paguajë Tottenhamin 20 milionë eurot që po i kërkon për Eriksenin, përderisa Interi i ka ofruar dhjetë milionë.

Tentimin e Interit për ta siguruar transferimin e Eriksenit mund ta përmirësojë insistimi i mesfushorit për t’u largua nga klubi londinez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...