01 dhjetor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka pritur sot në zyrën e tij, kampionen më të re lipjanase në gjimnastikë, të shpallur në nivel të Kosovës – Erblina Rama.
Në këtë rast, kryetari Ahmeti, e ka uruar kampionen më të re lipjanase, për suksesin e arritur, të njëjtën kohë, është shprehur i gatshëm që ta ndihmoi financiarisht, në mënyrë që Erblina Rama, të vazhdon me hapat e saj drejt suksesit.
Ndryshe, Erblina Ramës, me rastin e festës së 28 nëntorit, iu është ndarë vendi i parë në kategorinë “ Junior” nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.



