Emërohet drejtori i ri i Arsimit në Prizren

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Në Komunën e Prizrenit është ndërruar drejtori i Arsimit. Drejtori i ri i emëruar është Gani Gërmizaj, i cili njësoj sikur ish-drejtori i Arsimit, Skender Susuri i përket partisë Nismës Socialdemokrate.

Gërmizaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se puna dhe detyra e re e tij do të jetë në përputhje me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë fuqi, transmeton Telegrafi.

Ai ka premtuar se bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës do të bëjë ndryshim në Prizren.

Për ndërrimin e drejtorit  të Arsimit ka folur edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili në një konferencë të përbashkët me ish-drejtorin Skender Susurin, deklaruan se ndërrimi i drejtorit po bëhet pas kërkesës së drejtuesve të Nismës Socialdemokrate.

Shkrimi i plotë:

“Të dashur miq, të nderuar qytetarë, dua të ndajë një lajm me ju. 
Nga sot do të jem i ngarkuar me një detyrë të re. 
Pra, nga sot jam emëruar drejtor i DKA-së në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën fillimisht falënderojë NISMA’n Socialdemokrate, pastaj Degën e NISMA’s në Prizren dhe kryetarin Zafir Berisha për besimin e dhënë. 
Garantoj se puna dhe detyra ime e re, do të jetë në përputhje të plotë me ligjin, rregulloret dhe udhëzimet administrative që janë në fuqi. Po ashtu, zotohem se të gjitha angazhimet e mia, do të jenë të bashkërenduara dhe në harmoni të plotë me politikat që janë të hartuara nga koalicioni qeverisës komunal, respektivisht nga kryetari i Komunës, z.Mytaher Haskuka.
Ne, bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës pas besimit të dhënë nga qytetari prizrenas, jemi zotuar që ndryshimi në Prizren, do të vije bashkë me ne, prandaj të gjitha këto lëvizje, janë pikërisht në frymën e këtyre objektivave qeverisëse. Këto veçse i shërbejnë të mirës së përgjithshme qytetare.
Na priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...