Ekskluzive: Gjykata Speciale fton për intervistim një ish-komandant të UÇK-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dorëzuar ftesat e para për intervistim për krime lufte. Në fillim të kësaj jave, një ftesë të tillë e ka marrë edhe një figurë e lartë në hierarkinë e UÇK’së, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka mësuar Gazeta Express.

Te muaj pasi Prokurori i Specializuar, amerikani Jack Smith, erdhi në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka rezultate konkrete për aktivizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar për intervistim të paktën tre pjesëtarë të UÇK’së. Ftesat, siç ka mësuar Gazeta Express, kanë ardhur në fillim të dhjetorit.

Në mesin e atyre që janë ftuar për intervistim nga Haga është edhe një profil i lartë i UÇK’së, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës – emër i njohur për redaksinë.

Zyra e Smith nuk ka komentuar informacionin e siguruar nga Gazeta Express përmes burimeve.

“ZPS nuk jep detaje në hetimet e saj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, “dhe nuk jep informata për kohën se kur mund të ngrihen aktakuzat e mundshme”.

Gazeta Express, për t’iu përmbajtur “konfidencialitetit” të fazës së hetimit, do të ruajë identitetin e tre të ftuarve dhe cilësinë për të cilin janë thirrur nga Haga. Sikurse nuk do të zbulojë as detaje të tjera nga funksioni i tyre në UÇK.

Nga ana tjetër, gazeta ka pyetur ish-deputetin e thirrur për intervistim nga ZPS’ja, por ai nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë.

“Jam dal në pushim. Dua me pushu nga mediat”, ka thënë i njëjti.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale, janë votuar në Kuvend të Kosovës, në gusht të vitit 2015. Përmes ligjit të veçantë, këto Dhoma të Specializuara u themeluan për të gjykuar disa krime të caktuara të kryera prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000, brenda territorit të Kosovës.

Ato u krijuan si pasojë e një raporti të zviceranit Dick Marty, që e paraqiti para Këshillit të Europës në janar të 2011.

Raporti përmban pretendime për krime të rënda, që supozohet t’i ketë kryer UÇK’ja gjatë dhe menjëherë pas luftës së fundit në Kosovës. Të njëjtat supozime u mbështeten edhe në një libër që e kishte shkruar ish-prokurorja e Tribunalit Special, Carla Del Ponte, tri vjet para se Marty ta hartonte raportin.

Në mars të këtij viti, pas katër vitesh nga themelimi i Gjykatës Speciale, ishte dorëhequr nga detyra Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schwendiman. Vetëm pak muaj para largimit të tij, ai kishte deklaruar se aktakuzat e Speciales tashmë ishin gati për tu ngritur.

Detyrën e tij përkohësisht e ka ushtruar Kwai Hong Ip, deri më 11 shtator kur u emërua amerikani Jack Smith. Ai u zgjedh në pozitën e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga BE dhe  udhëhequr nga shefja e misionit të EULEX’it.

T7 dhe Gazeta Express në tetor të këtij viti kanë raportuar se ish-udhëheqësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, muaj më parë kishte qëndruar në Kosovë. Pos takimeve me krerë të sistemit të drejtësisë, ai nuk është kthyer duarthatë për në Hagë. Me vete, sipas këtyre raportimeve, ai kishte marrë edhe disa lëndë nga Gjykata Themelore në Prishtinë e Prizren, e që kanë të bëjnë me krime lufte.

Në mesin e atyre lëndëve që janë marr për në Hagë, ka edhe raste që tashmë kanë përfunduar në Kosovë. /M.Gj./GazetaExpress/.

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...