Ekipi për dialogun pret ‘vizën’ për në SHBA

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, i cili bashkëkryesohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Në këtë takim zyrtarët amerikanë do të tregojnë cilat janë kornizat e fazës finale të dialogut, shkruan gazeta “Zëri”.

Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmetit, pritet të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) para marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas së cilave së shpejti pritet të saktësohet data e udhëtimit për në Uashington, ku pritet të zhvillohen takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë amerikanë.

Ndërsa analistët politikë i kanë thënë “Zërit” se në këtë takim do t’i bëhet e qartë ekipit për dialogun qëndrimi i SHBA-së për marrëveshjen finale. Vlerësohet se nëse zyrtarët amerikanë dalin në mbështetje të idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, atëherë edhe ekipit shtetëror, që aktualisht është kundër kësaj ideje, do t’i bëhet e ditur ky qëndrim.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili është edhe pjesë e delegacionit shtetëror për dialogun, ka thënë për gazetën “Zëri” se një takim i tillë nuk është kërkuar nga ekipi për dialogun. Megjithatë ai ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk mund të bëhet pa mbështetjen amerikane. Hoxhaj ka thënë ende është herët të flitet për takimin e ekipit për dialogun me zyrtarët amerikanë. “Ne nuk kemi bërë ndonjë kërkesë për vizitë në Uashington. Por besoj që gjatë javëve të ardhshme do të ketë takime më të shpeshta në Bruksel. Ndërsa natyrisht që marrëveshja finale është finale kur e ka vulën dhe mbështetjen amerikane. Por kur do të ftohet (ekipi) në Uashington nuk mund të them asgjë njëherë, është goxha herët”, ka deklaruar Hoxhaj.

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...