Edhe Man Unitedi interesohet për Cavanin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Manchester Unitedi është duke e shqyrtuar me kujdes opsionin për ta transferuar Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germaini, përkundër që gara për transferimin e uruguaianit këtë muaj është mjaft e zjarrtë, shkaku i interesimit edhe të Atletico Madridit e Chelseat.

Drejtuesit e Manchester Unitedit thuhet se i kanë disa rezerva për transferimin e Edinson Cavanit, pasi që nuk duan t’i bëjnë të njëjtat gabime që i kishin bërë kur e transferuan Alexis Sanchezin nga Arsenali, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, Atletico Madridi dhe Chelsea po e kryesojnë garën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Cavani, i cili ia ka kërkuar PSG-së largimin, shkaku i minutave të paktë të lojës këtë sezon.

Prindërit e uruguaianit kanë sugjeruar se futbollisti do të preferonte të shkonte në Atletico Madrid.Por përderisa kjo nuk e ka dekurajuar Chelsean, klubi londinez po heziton t’i paguajë 12.6 milionë funtet që PSG-ja po i kërkon për Cavanit, të cilit kontrata i mbaron në fund të këtij sezoni.

Se a do të hyjë Manchester Unitedi zyrtarisht në këtë garë mbetet të shihet, pasi që drejtuesit e klubit janë duke e shqyrtuar këtë mundësi, pas kërkesës së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për një sulmues.

Manchester Unitedi kishte planifikuar ta transferojë sulmuesin norvegjez Erling Haaland, mirëpo ai e zgjodhi Borussia Dortmundin. Pasi që Marcus Rashfordi pritet të mungojë deri në fund të sezonit, Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime në repartin e sulmit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...