Dybala e pranon se për pak sa s’ishte larguar nga Juventusi verën e kaluar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Ylli argjentinas Paulo Dybala e ka pranuar se kishte qenë shumë afër largimit nga Juventusit në fund të sezonit të kaluar, duke thënë se e ardhmja e tij kishte qenë në duart e drejtuesve të klubit italian.

Paulo Dybala ishte përfolur gjatë gjithë verës së vitit 2019 për një transferim të mundshëm në Manchester United ose në Tottenham, mirëpo në fund ai vendosi të qëndronte në Torino, transmeton Gazeta Express.

Argjentinasi ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni 2019/20, duke i shënuar 11 gola në 26 ndeshje të zhvilluara. Mirëpo, së fundi ai e ka pranuar se për pak sa s’ishte larguar nga Juventusi para kësaj vere.

“Isha afër largimit. Klubi e kishte këtë në mendje, unë e dija këtë. Deri në minutën e fundit, ne ishim në pritje”, ka thënë Dybala, në një intervistë të dhënë për mediumin britanik Guardian.

“Mua më kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën time. Kjo nuk është kohë e shkurtër, por s’është as e gjatë. Ne do ta shohim se çfarë plane ka Juventusi, nëse ata mendojnë se duhet të largohem verën apo duan që unë të qëndroj”.

“Ky është një vendim që duhet ta marrë klubi. Unë e kam të vështirë sepse gjërat mund të ndryshojnë brenda një sekonde”.

“Por, unë jam këtu, në një klub që më ka trajtuar mirë. Jam i lumtur dhe jam rehat. Ardhja e Maurizio Sarrit më ka ndihmuar. Ai dëshironte që unë të qëndroja dhe kjo më dha fuqi kur nuk e dija se çfarë do të ndodhte. E dija se ai mund të më mësonte, mund ta nxirrte më të mirën nga unë”.

Dybala ka qenë në Juventus që nga viti 2015, kur u transferua pas tre sezoneve në Itali me Palermo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...