Dita ‘D’ e legjislaturës së gjashtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Sot pritet t’i jepet fund legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës nëse 80 prej deputetëve, të cilët tashmë kanë dhënë nënshkrimet për këtë proces, nuk e ndërrojnë mendjen. Shefat e grupeve parlamentare janë zotuar se të gjithë deputetët e partive të tyre do të jenë në seancë për të votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, shkruan gazeta “Zëri”.

Sot mund të jetë seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës për këtë legjislaturë pasi deputetët, në seancën që fillon prej orës 10:00, pritet të votojnë pro shpërndarjes së këtij institucioni.

Kjo situatë u shkaktua menjëherë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të këtij viti pas ftesës, që i erdhi nga Gjykata Speciale, si dhe pasi koalicioni qeverisës PAN refuzoi kërkesën e presidentit, Hashim Thaçi, për ta propozuar mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për shpërndarjen e Kuvendit duhet të votojnë dy të tretat e të gjithë deputetëve, me mbi 80 vota. Ndonëse të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shefat e deputetëve të partive në vend për “Zërin” kanë konfirmuar se sot do të jenë në seancë për ta dhënë votën e tyre pro shpërndarjes së Kuvendit

SHIKO MË SHUMË

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të jetë me kushte...