Digjen disa kontejner, kompania “Pastrimi” kërkon kujdes të shtuar

KRM ”Pastrimi” njësia Prishtinë, bën apel tek të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës, të kenë kujdes maksimal pasi në vazhdimësi po bëhet dëmtimi dhe djegia e kontenjerëve.

“Lusim qytetarët që në rrugën ”Ukshin Hoti” të kenë më tepër kujdes pasi vetëm gjatë këtij muaji janë djegur më tepër se 4 kontenjerë nga pakujdesia e personave të cilët po hedhin gjësende të nxehta në kontejnerë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar për media të KRM ”Pastrimi”.

E SPONZORIZUAR

KRM ”Pastrimi” kërkon më tepër konsideratë nga qytetarët në mënyrë që të evitohet kjo dukuri që po përsëritet vazhdimisht në atë pjesë. /Lajmi.net/