Diaspora kërkon rrugë më të lehtë për të votuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Prej datës 30 gusht deri në mesditën e 8 shtatorit (e diel) KQZ-ja ka pranuar 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e 6 tetorit. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e diasporës mbeten të zhgënjyer me trajtimin që po u bëhet nga klasa politika kosovare, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse qindra-mija qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, të drejtën për të votuar në zgjedhjet, që do të mbahen në Kosovë, zakonisht e shfrytëzon një numër jo i kënaqshëm i tyre. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit e diasporës vazhdojnë të mbeten të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet nga ana e institucioneve.

Procesi i votimit, siç shprehen ata, do të duhej të bëhej më i lehtë për diasporën, rrjedhimisht qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës t’u mundësohet të votojnë nëpër ambasadat e Kosovës që gjenden në vendet përkatëse. Në këtë mënyrë, sipas tyre, do të shmangeshin procedurat e stërzgjatura që ekzistojnë aktualisht dhe do të rritej numri i votuesve jashtë Kosovës.

Megjithëkëtë, deri dje në mesditë nga diaspora kanë aplikuar 13 mijë qytetarë për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që pritet të mbahen më 6 tetor të këtij viti…..

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...