Detajet nga marrëveshja e Interit me Unitedin për Young

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Interi ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedit për transferimin e mbrojtësit anësor anglez, Ashley Young këtë muaj.

Zikaltrit do t’ia paguajë Djajve të Kuq 1.5 milion euro plus bonuse, si kompensim për gjashtë muajt që i kishin mbetur 34-vjeçarit deri në fund të kontratës së tij në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.

Interi i ka ofruar Youngut kontratë 1-vjeçare e gjysmë, ndërsa do të paguhet po aq paguhej më parë në Manchester United – rreth gjashtë milionë euro në sezon.

Pasi dështuan negociatat me Chelsean për spanjollin Marcos Alonso, Interi shpejt e ktheu vëmendjen te Young si alternativë, një lojtar që ishte kërkuar nga trajneri Antonio Conte edhe në vitin 2017.

Young pritet t’i bëjë së shpejti testet mjekësore, ndërsa transferimi pritet të finalizohet dhe të zyrtarizohet gjatë fundjavës.

Anglezi i ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Unitedin këtë sezon, duke e shënuar një gol dhe duke kontribuar edhe me një asist. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...