Dështon edhe një herë zgjedhja e drejtorit të RTK’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Këtë javë ishte paraparë që të zgjidhet drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Por, për të dytën herë, bordi i RTK-së, ka dështuar që njërin nga kandidatët ta zgjedhë në këtë post. Kryetarja e bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi deklaroi për Gazetën Express se ende nuk është caktuar një datë kur do të bëhet votimi. Ngadhnjim Kastratin, njeri i afërt me PDK’në e Kadri Veselit si dhe Festim Kabashin, i afërt me AAK’në e Ramush Haradinajt janë dy kandidatët e mbetur.

Javën e kaluar, nga bordi i RTK-së, patën deklaruar se këtë javë do të finalizohej gara për drejtor e do të merrej vendim se kush do të emërohej në këtë pozitë.

Mirëpo, edhe një herë zgjedhja ka dështuar, e kështu votimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Duke folur për Gazetën Express, kryetarja e bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi ka thënë se në mbledhjen që e kanë pasur sot e kanë bërë vetëm listën përfundimtare të personave që kanë marrë më së shumti pikë e kanë shkuar në listën finale për votim.

“Nuk është votu, ende nuk kemi marrë vendim, kur të merret vendim bëhet publike. Nuk ka pas me u votu sot, kur te marrim vendim e bëjmë publike.  Sot e kemi bë listën përfundimtare, listën e personave që kanë marrë më së shumti pikë sipas udhëzimit administrativ”, thotë Maliqi.

Përderisa nga bordi nuk kanë pranuar që të flasin për emra, Express mëson se në listën përfundimtare kanë shkuar dy njerëz të afërm me pushtetin.

Bëhet fjalë për Ngadhjim Kastratin, që është i afërt me PDK-në, e Kadri Veselit, si dhe Festim Kabashi i afërt me AAK-në e Ramush Haradinaj.

Maliqi ka bërë të ditur se sipas udhëzimit administrativ sot është bërë edhe lista finale e personave që kanë marrë më së shumti pikë në tekstin me shkrim dhe me gojë.

“Sipas udhëzimit adminisrativ me bë listën finale të personave që kanë marrë mas shumti pikë në testin me shkrim dhe me gojë.  7 persona kanë qenë total, 2 kanë shku me pikë më të mëdha në listën finale që kanë më hi në votim”, thotë ajo.

Ndërkohë edhe javën e kaluar ishte bërë intervistimi i personave që synojnë postin e të parit në RTK.

Në garë për drejtorin e RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.

Pas skadimit të mandatit të Mentor Shalës, ushtrues detyre është Mufail Limani.

Bordi aktual që do të zgjedhë drejtorin e ri të RTK-së, përbëhet nga Afërdita Maliqi, kryetare e bordit, Elif Tokmak, nënkryetare, Naile Demiri, anëtare, Marijana Adamović-Šimić, anëtare, Agron Gashi, anëtar, Lirim Geci, anëtar dhe Sali Bashota, anëtar./Gazeta Express/.

SHIKO MË SHUMË

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...