Deputetja e VV’së e quan hap të rëndësishëm marrëveshjen Prishtinë -Beograd në Berlin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka cilësuar si hap të rëndësishëm nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Berlin, për rifillimin e fluturimeve komerciale, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se nëse marrëveshja përfshin edhe Aeroplanët të cilët destinim e kanë Prishtinën nga kudo tjetër, atëherë ky sukses do të ketë ndikim përmbajtësor në jetën e gjithë udhëtarëve për Prishtinë dhe nga Prishtina.

“Udhëtime tona nga aeroporti i Prishtinës janë më të gjata dhe më shtrenjta si rrjedhojë e devijimit që janë të detyruar të bëjnë të gjithë aeroplanët për të mos fluturuar mbi Serbi, pasi hapësira e tyre ajrore është e mbyllur për avionët që destinim e kanë Kosovën. Rrjedhimisht ne paguajmë biletat më shtrenjtë dhe udhëtojmë më gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, diplomatët amerikanë e organizuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

Ai tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale qe 21 vjet. Tash për tash, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha. Nënshkrimi ndodhi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin. Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, shërben edhe si i dërguar special i presidentit Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Euroëings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”. Kompania “Euroëings” e ka një aeroplan të stacionuar në Aeroportin e Prishtinës.

Michael Knitter, shef i operativës në kompaninë “Eurowings”, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet t’i largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacion. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Hovenier: Jankoviqin e njohim mirë, jemi të shqetësuar për të – shpresoj të lirohet shpejt

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar për ndalimin...

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...