CR7 përsëri mposht Messin

PUBLIKUAR

cr7-p-euml-rs-euml-ri-mposht-messin_hd (1)Futbollisti portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2013 – 2014 nga prestigjiozja Goal, duke e lënë prapa kështu yllin argjentinas, Lionel Messin.

Ky ishte çmimi i tretë nga Goal për Ronaldon që sivjet udhëhoqi Realin drejt titullit të dhjetë të Ligës së Kampionëve.

29 vjeçi ka fituar edhe Kupën e Mbretit, duke shënuar 51 gola në të gjitha garat për klub dhe për përfaqësuese.

Pasi mori trofeun Ronaldo tha: “Është nder i madh për mua të zgjidhem lojtari më i mirë. Jam sinqerisht falënderues. Jam i bindur se nuk do të fitoja këtë çmim pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve në Real Madrid”, transmeton Koha.

Goal 50 është një prej çmimeve më të respektuara në arenën e sportit sepse kjo është nga faqja më e madhe e futbollit në botë.

Përzgjedhjen e 50 lojtarëve më të mirë Goal e bën përmes 600 gazetarëve nga gjithë bota.

Në pozitën e dytë të kësaj liste është, Arjen Robbeni e i treti Lionel Messi që ishte fitues i vitit të kaluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Asllani në radarët e Barcelonës, Bayernit dhe Dortmundit, ja si përgjigjet ai

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave në...

Ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89 vazhdon tutje

Ka përfunduar ndeshja e fundit e Kupës së Kosovës për raundin e parë. Trepça...

Lewandowski i tregon planet e tij të ardhshme Barcelonës

Robert Lewandowski, i cili përfundon kontratën me Barcelonën verën e ardhshme, ka bërë të...