Clinton: Jam ndjerë i lumtur kur Presidenti Bush njohu Kosovën

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton,është takuar me presidentin e  Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është dekoruar me çmimin ‘Urdhri i Lirisë, ndërkohë i pyetur nga gazetarët, ka thënë pak fjalë edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Clinton ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe në të gjithë organizatat tjera ndërkombëtare, ku një vend i pavarur meriton të jetë.

E SPONZORIZUAR

Ndër të tjera ka thënë se është ndjerë shumë i lumtur kur presidenti George W Bush e kishte njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kishte mbështetur Kosovën në rrugën e saj.

Ai thotë se në një situatë politike të brishtë në SHBA, çështja e Kosovës ishte e vetmja për të cilën pajtoheshin të gjithë, shkruan Gazeta Express.

“Kosova meriton të jetë në BE në NATO dhe në organizatat tjera ku një shtet i pavarur meriton të jetë. Unë jam ndjerë shumë i kënaqur kur presidenti Bush e ka njohur pavarësinë e Kosovë, dhe ka mbështetur shtetin tuaj. Në një situatë shumë të komplikuar politike në SHBA,  Ju jeni një prej gjërave për të cilat të gjithë amerikanët pajtohen dhe dëshiroj që të mbeteni të tillë. Mendoj se vendi ynë do të vazhdojë të pajtohet për Kosovën”, ka thënë Clinton.

Clinton ka thënë se pavarësisht se sa është i madh një shtet, duhet punuar për paqe me fqinjët, brenda dhe jashtë kufijve./GazetaExpres/