Chelsea rrezikon ta humbë Olmon shkaku i Milanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Chelsea rrezikon ta humbë garën për transferimin e talentit spanjoll Dani Olmo, pasi që mediumet italiane tani raportojnë se Milani ka shprehur interesim serioz për të.

Mesfushori i Dinamo Zabgrebit ka qenë i kërkuar nga disa prej klubeve më të mëdha përreth Evropës, ndërsa Calciomercato shkruan se ai do ta zgjedhë San Siro para Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Kuqezinjtë kanë shprehur interesim serioz për 21-vjeçarin, i cili ka kontratë me Dinamo Zagrebin deri në qershor të vitit 2021. Tani ai kushton 25 milionë euro plus bonuse, në krahasim me verën e kaluar kur për të ishin kërkuar 40 milionë.

Çmimi i tij ka rënë pasi që Dinamo nuk dëshiron ta detyrojë Olmon të qëndrojë, kur e di se spanjolli dëshiron ta testojë veten në ligat më të forta evropiane.

Në garë për Olmon janë edhe një numër i klubeve të tjera, si Atletico Madridi, Barcelona, Monaco, Tottenhami dhe Manchester City.

Milani do të duhet ta shesë ose Lucas Pauqetan ose Suson nëse dëshiron ta blejë Olmon, pasi që përndryshe nuk ka buxhet të mjaftueshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...