Chelsea interesohet për Cavanin, por Atletico mbetet favorit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Chelsea është duke tentuar ta transferojë Edinson Cavanin në formë huazimi këtë muaj, mirëpo dëshira e sulmuesit të Paris Saint-Germainit për t’iu bashkuar Atletico Madridit e bën të vështirë për londinezët ta kompletojnë këtë transferim.

Edinson Cavani është duke e kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe ai e dëshiron transferimin në Atletico Madrid, ku besohet se do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë, pasi që i ka bërë përshtypje plani i trajnerit Diego Simeone, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka sugjeruar se skuadra e tij është duke kërkuar për opsione afatshkurta në treg, pas barazimit 2:2 me Arsenalin. Mirëpo, uruguaiani 32-vjeçar është më i interesuar për projekte afatgjate.

Këshilltari teknik i Chelseat, Claude Makelele, u interesua fillimisht për Cavanin gjatë bisedimeve me drejtuesit e Paris Saint-Germainit për talentin e ri, Kays Ruiz-Atil.

Përderisa Chelsea dëshiron të blejë lojtarë këtë verë – përfshirë këtu Jadon Sanchon e Dortmundit, Timo Wernerin e Leipzigut dhe Moussa Dembelen e Lyonit – klubi është ngurrues ndaj transferimit të lojtarëve mbi 30 vjeç.

Lampardi ende shpreson ta shesë Olivier Giroudin para se ta transferojë ndonjë sulmues, megjithatë bisedimet me Interin janë ngadalësuar tani që transferimi i Matteo Politanon në Inter dështoi.

PSG-ja i kërkon më shumë sesa dhjetë milionë euro për Cavanin, pasi i refuzoi ofertat fillestare të madrilenëve në vlerë prej dhjetë milionë eurosh.

Cavani ka qenë titullar vetëm në pesë ndeshje për PSG-në këtë sezon. Tri të parat erdhën në gusht, para se ai t’i pësonte disa lëndime dhe para se Thomas Tuchel të vendoste ta provonte sulmin me Neymarin, Kylian Mbappen, Mauro Icardin dhe Angel di Marian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...