Champions League – Ronaldo 2, Messi 2, çfarë po ndodh me ta?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Të gjithë e kanë një fillim dhe një mbarim dhe natyrisht, duan apo s’duan, mbarim do të ketë edhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Dyshja që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, dalëngadalë po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe ditës për t’i varë përgjithmonë atletet nga futbolli profesionist, raporton Gazeta Express.

Dominimi i tyre po zbehet vit pas viti, edhe pse Messi ende aty, në maje të futbollit botëror pasi ka fituar gjithçka në nivelin individual vitin që lamë pas.

Këtë edicion, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht – të paktën deri më tani pasi ka edhe shumë deri në fund të sezonit.

Ata momentalisht janë jashtë garës për “Këpucën e Artë” të Evropës dhe atë të UEFA Champions Leagues.

Immobile prin në garën për “Këpucën e Artë” të Evropës me 27 gola, Ronaldo renditet i treti me 21 gola, Messi i gjashti me 18 gola.

Edhe më keq sa i përket golave, janë dy legjendat në Ligën e Kampionëve.

Që të dy kanë shënuar vetëm nga dy gola deri më tani, ndërsa prijnë Erling Haaland dhe Robert Lewandowski me nga 10.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

  1. Ciro Immobile (Lazio, ITA) – 27 goals
  2. Robert Lewandowski (Bayern München, GER) – 25
  3. Erling Braut Haaland (Salzburg, AUT/Dortmund, GER) – 16 dhe 9, 25
  4. Cristiano Ronaldo (Juventus, ITA) – 21
  5. Timo Werner (Leipzig, GER) – 21
  6. Lionel Messi (Barcelona, ESP) – 18
  7. 34Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, ENG) – 17
  8. Romelu Lukaku (Inter, ITA) – 17
  9. Jamie Vardy (Leicester City, ENG) – 17
  10.  Sergio Agüero (Manchester City, ENG) – 16
  11.  Wissam Ben Yedder (Monaco, FRA) – 16
  12.  Kylian Mbappé (Paris, FRA) – 16

Golashënuesit më të mirë në UEFA Champions League:
Erling Haaland (RB Salzburg/Dortmund) 10 goals, 1 assist
Robert Lewandowski (Bayern Munich) 10 goals, 0 assists
Harry Kane (Tottenham) 6 goals, 0 assists
Kylian Mbappe (PSG) 5 goals, 4 assists
Raheem Sterling (Man City) 5 goals, 2 assists
Son Heung-Min (Tottenham) 5 goals, 1 assist
Dries Mertens (Napoli) 5 goals, 1 assist
Memphis Depay (Lyon) 5 goals, 0 assists
Mauro Icardi (PSG) 5 goals, 0 assists
Lautaro Martinez (Inter) 5 goals, 0 assists

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...